FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Për çka thënë Mesila Doda, vë buzën në gaz

Kryetari i LSI-së Ilir Meta është pyetur mbi “fërkimet” që kohët e fundit partia e tij ka me PDIU-në e çamëve të Shpëtim Idrizit. Rivaliteti brenda së majtës është tensionuar mjaft kohët e fundit kur po afrojnë zgjedhjet. Meta u pyet për deklaratën e deputetes Mesila Doda që i kërkoi LSI-së të ndajë mendjen nga do të shkojë majtas apo djathtas.
“Nuk jam këtu për të bërë komente për komentet e të tjerëve dhe aq më tepër të kolegëve të koalicionit. Për atë që ka thënë Mesila mund që vetëm të vë buzën në gaz”. 
Përgjigjen Mesila Dodës së PDIU-së ia ktheu ministri i drejtësisë Yllli Manjani që tha se“zgjedhjet në vitin 2013 koalicioni i majtë i fitoi me Blushin dhe jo me Idrizin”. 
Këtë deklaratë të ministrit të tij, Meta e konsideroi “politikisht jo korrekte”, por sipas tij“ai ka shprehur një qëndrim personal”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?