Ilir Meta: Protesta e madhe në Tiranë më 13 shtator

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njoftoi ditën e sotme se protesta e madhe kundër qeverisë Rama do të zhvillohet më 13 shtator, ora 18:00.

Protesta do të mbahet te inceneratori i Tiranës, “kryevepra” e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë  qytetarët të na bashkohen“, tha Meta ditën e sotme në një dalje për mediat.

Meta u pyet nga gazetarët nëse kjo protestë e parë është e organizuar ne bashkëpunim me PD-në. Kreu i Partisë së Lirisë tha se është i ftuar të marrë pjesë kushdo, por në radhë të parë qytetarët që vidhen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne i konsiderojmë këto protesta në radhë të parë si protesta të qytetarëve. Këtë rast kemi marrë ne iniciativën, se jemi marrë gjatë me çështjen e inceneratorëve. Të gjithë janë të mirëpritur në radhe të parë qytetarët se janë taksat e tyre që vidhen”, deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?