Meta: Reforma të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kuvendi i Shqipërisë nisi pasditen e së hënës punimet e sesionit të VIII-të të legjislaturës  të VIII-të. Ky është dhe sesioni i fundit i kësaj Legjislature, e cila mbyllet në muajin maj me shpërndarjen e parlamentit, për t’i hapur rrugën Kuvendit të ri që do dale nga zgjedhjet e 18 qershorit.  Në hapje të seancës, kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se angazhimi kryesor i këtij sesioni mbetet mbyllja me sukses e reformës zgjedhore.

“Sesioni që nis është shumë i rendësishëm dhe angazhimi kryesor i tij mbetet perfundimi i reformës zgjedhore, për  garantimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pakontestuara. Kjo reformë është shumë e rëndësishme pasi do te garantojë paprekshmërinë e votës. Inkurajoj miratimin sa me pare te kesaj reforme me konsensus”, -tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?