FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Rexhep Çeliku i ka bërë krenarë shqiptarët, ai ka vetëm përjetësi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet para arkivolit të Mjeshtrit të Madh Rexhep Çeliku, të cilat po zhvillohen që prej orës 11:00 në Muzeun Historik Kombëtar.

Meta tha se shqiptarët janë përlotur kur kanë mësuar lajmin, për atë që për më shumë se 40 vite Rexhep Çeliku ka bërë për Shqipërinë, për shqiptarët, kudo që ka jetuar dhe i ka bërë krenarë që janë shqiptarë.

Jam i bindur se Rexhep Çeliku ka vetëm përjetësi dhe do të jetë gjithmonë në zemrat e shqiptarëve si shqiponja që fluturon vetëm lart.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë besoj se Rexhep Çeliku siç kishte emrin, tregoi edhe fuqinë e jashtëzakonshme të karakterit të tij duke mundur sëmundjen e tij . Ai e mundi sëmundjen në emër të dashurisë për skenën dhe do të jetë gjithmonë i përjetshëm në zemrat tona dhe burim frymëzimi për të rinjtë sepse skena jonë do ta ndiejë gjithmonë mungesën e tij.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?