FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Riorganizimi themelor i drejtësisë kërkon konstruktivitet

Nga Fieri, kreu i Kuvendit Ilit Meta tha se riorganizimi themelor i drejtësisë duhet të kryhet në një klimë konstruktive dhe më sa më pak konflikte.

Në një takim me kryesinë e LSI të degës në Fier, Meta tha se nuk duhet të deformojmë themelet e reformës që u vendos në 21-22 korrik.

“Dua të theksoj çuarjen përpara të reformës në drejtësi. LSI ka qenë tepër e qartë, parimore dhe konstruktive që në fillim të kësaj reofrme duke u orjentuar nga standerdet europiane të cilat në radhë të parë përcaktohen nga Venecia dhe nga domosdoshmëria që riorganizimi themelor drejtësisë të kryehet në një klimë sa më konstruktive dhe sa më pak konfliktuale. Ka mjaft cështje ku debati mund të jetë i fortë dhe duhet të jetë i tillë, por drejtësia është një fushë ku të gjithë duhet të jenë të përmbajtur dhe të kujdesshëm që me frymën konfliktuale të mos deformojmë themelet e reformës që u vendos në 21-22 korrik dhe as funksionimin e institucioneve të reja, ku ka qenë angazhimi i LSI”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa duke u ndalur tek zbatimi i dekriminalizimit, Meta tha se integriteti i të zgjedhurve të LSI-së do të jetë i shkallës më të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zbatimi i dekriminalizmit është një domosdoshmëri për të rritur besueshmërinë tek politika shqiptare, institucionet dhe do t’iu siguroj se për mua si kreyetar i LSI, integritet i të zgjedhrve të LSI do të jetë i shkallës më të lartë, sepse është treguesi i respektit që kemi për qytetarët dhe për cilësinë dhe integritetin me të cilin ata meritojnë të përfaqësohen”, shtoi Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?