FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta-Schilie: Shqipëri-Gjermani, niveli i shkëlqyer marrëdhëniesh

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij zyrtare në Landit të Schleswing Holstein të Republikës Federale të Gjermanisë u prit në takim Kryetari i Parlamentit të Shtetit, Klaus Schlie

Gjatë takimit, Meta shprehu kënaqësinë për këtë vizitë dhe falënderoi për takimin duke nënvizuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Ai vlerësoi marrëdhëniet ndërparlamentare si instrument të rëndësishëm për të forcuar dhe konsoliduar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve duke shprehur bindjen se edhe kjo vizitë do t’i shërbejë këtij qëllimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen dhe vlerësoi kontributin e Gjermanisë për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimin në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta dhe Klaus Schlie ndanë bindjen se forcimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Landit të Schleswing Holstein i shërben forcimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve në të ardhmen.

Në këtë kontekst të dy Kryetaret inkurajua intensifikimin e kontakteve mes dy institucioneve homologe nëpërmjet shkëmbimit të vizitave reciproke edhe institucionalizimit të tyre nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi.

Meta shprehu vullnetin për një bashkëpunimin të drejtpërdrejtë me Landin e Schleswing Holstein duke shfrytëzuar potencialet në fushat e bujqësisë, turizmit, industrisë së peshkimit, tregtisë dhe transportit detar, energjisë së rinovueshme si dhe në fushën e kërkimit shkencor.

Kryetari i Kuvendit, e ftoi Kryetarin e Parlamentit të Shtetit të Landit të Schleswing Holstein, Klaus Schlie të vizitojë zyrtarisht Shqipërinë, ftesë e cila u prit me kënaqësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?