FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Solidaritet me popullin dhe autoritetet legjitime të Turqisë

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka shprehur solidaritetin e tij me popullin turk dhe autoritetet legjitime të Turqisë për kapërcimin sipas tij me sa më pak kosto të situatës së rëndë të krijuar nga tentativa për grusht shteti.

Sipas tij, shmangia e gjakderdhjes dhe rikthimi i rendit kushtetues janë tejet të rëndësishme për stabilitetin e Turqisë dhe të gjithë rajonit.

Kryetari i Kuvendit i bashkohet thirrjes së komunitetit ndërkombëtar për qetësimin e situatës, rikthimit të normalitetit dhe mbështetjes për udhëheqësit dhe institucionet legjitime të dala nga vota e popullit turk.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?