Meta takim me Brekkan: Më shumë bashkëpunim Shqipëri- Islandë

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadoren e Islandës Estrid Brekkan.

Gjatë këtij takimi Meta u shpreh se punuar që bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes Shqipërisë dhe Islandës të ngrihet në një nivel më të lartë. Për këtë arsye, Meta tha se kompletimi i kuadrit ligjor veçanërisht në drejtim të nxitjes së investimeve do të ndikonte ndjeshëm në shkëmbimet dypalëshe.

Nga ana tjetër ambasadorja e Islandës Brekkan deklaroi se rritja e fluksit të shkëmbimeve politike e njerëzore, veçanërisht në planin ndërparlamentar do të shtonte edhe interesin reciprok për më tepër shkëmbime tregtare në të ardhmen si dhe shprehu interesin e palës islandeze për intensifikimin e marrëdhënieve të gjithanshme me interes të përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?