Meta takon senatorin republikan, flasin edhe për situatën në Maqedoni

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në Uashington, në Senat, në një takim të veçantë nga Senatori Roy Blunt, Zëvendëskryetar i Konferencës të Senatorëve Republikanë.

Kreu i Shtetit, theksoi se SHBA janë partneri ynë strategjik, ndaj forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve është i një rëndësie vitale për ne.

”Angazhimi i SHBA në rajonin tonë mbetet kyç edhe për të ardhmen, në mënyrë që të konsolidohen arritjet e deritanishme, si në drejtim të stabilitetit e sigurisë ashtu edhe të përparimit të demokracisë e prosperitetit. Ndaj ne mbështesim fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s, dhe pas anëtarësimit të Malit të Zi vlerësojmë se edhe anëtarësimi i Maqedonise në NATO do të ishte një arritje tepër pozitive për të ardhmen e të gjithë rajonit tonë”,-tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy bashkëbiseduesit shprehën dëshirën që Parlamenti i Maqedonisë të marrë përgjegjësitë e duhura përmes bashkëpunimit për t’iu përgjigjur aspiratës legjitime të shumicës së qytetarëve për anëtarësim në NATO e BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?