Meta: Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me rritjen e ndjeshme të çmimit të naftës ditët e fundit në vendin tonë. Sipas tij ukrainasit, që janë në luftë e blejnë me 1 euro litrin, ndërkohë që ne e blejmë me 2.2 euro.
“Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:
📌 Në Slloveni 1.75 USD/litër
📌 Në Kroaci 1.65 USD/litër
📌 Në Rumani 1.6 USD/litër
📌 Në Serbi 1.57 USD/litër
📌 Në Bullgari 1.55 USD/litër
Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!
Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!”, shkruan Meta.
KOHA JONË SONDAZH

