Ministri Fatmir Xhafaj vizita të rëndësishme në Londër

Ministri shqiptar vazhdon takimet në Londër. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka takuar ditën e sotme Ministrin britanik për Europën dhe Azinë, Sir Alan Duncan, gjatë vizitës që po zhvillon në Britani. Përmes një reagimi në profilin e tij në ‘Twitter’, Xhafaj thotë se e ka njohur nga afër ministrin britanik me punën e arritjet konkrete që nga vizita e Duncan në Tiranë.

“Një tjetër takim me shumë interes me Ministrin britanik për Europën dhe Azinë, Sir Alan Duncan. E njoha me punën e arritjet konkrete nga vizita e tij e fundit në Tiranë.

Vlerësime pozitive prej tij për çfarë jemi duke bërë dhe mbështetje për axhendën e përbashkët për të krijuar një model bashkëpunimi në rajon, kjo edhe në kuadrin e Samitit të Londrës për çështjet e sigurisë në Ballkan që mbahet në Londër, në korrik 2018.”, shkruan Xhafaj në Twitter. Me herët ministri shqiptar kishte takuar edhe ministrin e Sigurisë së Britanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar me ministrin britanik për Sigurinë Ben Wallace ku është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në luftën kundër krimit. Vetë ministri Xhafaj informon për takimin në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Takim shumë miqësor me Ministrin britanik për Sigurinë z.Ben Wallace për një axhendë të përbashkët pune, në interes të bashkimit të përpjekjeve për veprime të bashkërenduara në luftën kundër krimit të organizuar. Premtim për asistencë teknike dhe operacione të përbashkëta. Shumë shpejt do ta mirëpres mikun tim në Tiranë për të avancuar axhendën e përbashkët”, shkruan Xhafaj në Twitter.

Ministri Xhafaj u takua edhe me Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Brendshme Amber Rudd. Temë e bisedimeve ishin çështjet e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore dhe bashkëpunimit më të zgjeruar mes organizatave policore të dy vendeve.

Xhafaj bëri një panoramë të luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore dhe azilkërkimit, si dhe prezantoi detaje kyçe rreth Planit të Veprimit – Operacionit “Forca e Ligjit”.

Sekretarja Rudd u shpreh se ishte informuar për atë që po bën pala shqiptare me Operacionin “Forca e Ligjit”.

Ajo nënvizoi se ishte e entuziasmuar nga rezultatet e deritanishme të operacionit dhe qasja e qeverisë shqiptare rreth këtij fenomeni është i njëjtë me atë çka bëhet në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vijim, Rudd shprehu besim dhe vlerësim për vizionin, lidershipin dhe prioritetet ambicioze të Ministrisë së Brendshme, duke shtuar se duhet thelluar bashkëpunimi mes dy vendet me qëllim që t’u japim qytetarëve dhe familjeve tona më shumë rend dhe siguri.

Ministri Xhafaj i prezantoi Sekretares Rudd një dokument pune me 10 pika, ku prezantohet një axhendë bashkëpunimi, e cila përmban një sërë fushash dhe veprimesh konkrete midis dy vendeve. Në themel të saj është bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar, hetime të përbashkëta të  veprimtarive dhe aseteve kriminale, pastrimit të parave, azil kërkimit, kryerjen e analizave të përbashkëta, si dhe një koordinim më efikas midis Task Forcës së ngritur në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit, në Mbretërinë e Bashkuar.

Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, Ministri shprehu nevojën për shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit mes dy vendeve.

Sekretarja Rudd e mirëpriti dhe vlerësoi axhendën ambicioze të prezantuar nga ministri Xhafaj dhe premtoi të punojë me stafin e saj për kthimin e tij në një plan veprimi me masa konkrete, me qëllim që të arrihen rezultate të prekshme për të dy vendet.

Ajo pohoi se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e nisur për të luajtur një rol të rëndësishëm në Ballkan në luftën kundër krimit të organizuar, që bëhet përherë e më i sofistikuar dhe i kalon kufijtë e shteteve.

Ministri Xhafaj vlerësoi me nota shumë pozitive bashkëpunimin dhe partneritetin midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke nënvizuar se është momenti që ai të kalojë në një faze të re, i orientuar drejt rezultateve me qëllim që Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar të kenë një sukses konkret të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar.

Z.Xhafaj parashtroi gjithashtu nevojën për vazhdimin e mbështetjes Britanike për Akademinë e Sigurisë dhe Laboratorin e Kriminalistikës shkruan express. Në takimin e zhvilluar tek Agjencia Kombëtare, palët diskutuan për operacione konkrete të përbashkëta për krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave, si dhe mbështetjen që kjo Agjenci do të japë për çështjen e Vetting-ut rritjen e kapaciteteve teknike e logjistike të Policisë shqiptare.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?