Ministri Gjiknuri në Prokurori: Dhashë shpjegime për auditimin e rrugës Tiranë-Elbasan

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë ditën e sotme dëshminë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri lidhur me hetimet për segmentin rrugor Tiranë-Elbasan.

Pas gati një ore në Prokrorinë e Krimeve të Rënda Gjiknuri ka dhënë pak detaje për gazetarët. I pyetur nga gazetarët se çfarë kishte dëshmuar në Prokurori, Minsitri Gjiknuri tha se ishte në cilësinë e ministrisë që urdhëroi kryerjen e auditit për rrugët.

“Nuk jam këtu për të bërë hetime. Çfarë ka shprehur auditi kam sqaruar dhe aty. Duhet të jepja shpjegimet e mia për kallëzimin. Ato që kisha për të thënë, i kam thënë edhe në raportin e auditit. Pres që hetimi të përfundojë me sukses”, ka thënë ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas arrestimit të tre ish-zyrtarëve të ARRSH dhe dëshmive të ish-ministrave si Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, Gjiknuri është  ministri i 3-të i Transporteve që  pyetet nga organi i akuzës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 37 milionë dollarë. Më herët në organin e akuzës ka dëshmuar Afrim Qendro, i komanduar si Drejtor i Autoritetit të Rrugëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?