Ministri holandez: Shqipëria, jo aty ku duhet!

Këtë të martë përfaqësues të vendeve të BE-së po diskutojnë lidhur me mundësinë që mund t’i jepet Shqipërisë dhe Maqedonisë për të hapur bisedimet me BE-në.

Një ndër to, ministri i jashtëm holandez Stef Blok pranoi se të dyja vendet kanë bërë “përparim të rëndësishëm”.

Megjithatë, ai vijoi të thoshte se “në të njëjtën kohë, ata nuk janë ende ku duhet. Ne duam të shohim një rekord në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa ministri i punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth tha para mbledhjes për gazetarët se të dyja vendet kanë bërë përparim të dukshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, duke shtuar se kjo është arsyeja se përse Gjermania ua mbështet nisjen e procesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para takimit me ministrat e Punëve të Jashtme të bllokut, Roth tha: “Unë mund t’i bëj apel edhe një herë miqve tanë në Holandë dhe Francë që të mos qëndrojnë në rrugën e një konsensusi të nevojshëm.”

Ai deklaroi gjithashtu se ishte optimist për dakordësimin që mund të arrihej tek ministrat, duke vënë në dukje se Gjermania ka propozuar një kompromis.

“Sot mund të ngremë disa çështje dhe mund të qartësojmë se veçanërisht Shqipëria duhet të përmbushë disa parakushte për hapjen e kapitujve për negociatat”, shtoi Roth.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?