FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjidhim çështjet me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias deklaroi se do të ketë kontakte intensive me Shqipërinë në muaj e ardhshëm për të zgjidhur çështjet midis dy vendeve.
“Do të ketë kontakte në nivele të ndryshme me Shqipërinë për të zgjidhur çështjet mes dy vendeve” deklaroi shefi i diplomacisë greke për mediat në një konferencë.

Mes dy vendeve ka disa çështje që nuk janë zgjidhur duke filluar nga kufiri detar, çështja çame, ligji i luftës, por edhe pretendimet e grekëve për varrezat.

Dy vendet kanë deklaruar disa herë se ka vullnet për të zgjidhur problemet e vjetra, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?