FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri turk i arsimit në Tiranë. Në shkollën “Asim Vokshi” nis mësimi i turqishtes

Pa muaj pas firmosjes së marrëveshjes për arsimin mes Shqipërisë dhe Turqisë ka nisur zbatimi i progamit për mësimin e gjuhës turke në shkollat shqipe. Njoftimi është dhënë nga ninistrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  Evis Kushi gjatë konferecnës së zhvilluar në Tiranë më homologun e saj turk,  Ziya Selçuk, Ministër i Arsimit Kombëtar të Turqisë.

Nga ana tjetër, Ministri i Arsimit Kombëtar të Turqisë  Selçuk, duke e falënderuar Ministren Kushi për ftesën, vlerësoi si të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes së nënshkruar më 6 Janar në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit. Ai u shpreh gjithashtu se do të vizitojë nga afër gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, ku do të shohë nga afër edhe kushtet në të cilat mësimi i turqishtes jepet.

“S’ka dyshim që ne jemi në ndjekje të këtij procesi të zhvillimit të gjuhës turke në Shqipëri. Jam i sigurtë që edhe në të ardhmen, pavarësisht kërkesave që do të jenë në rritje, jam besimplotë që do të ketë rezultate konkrete në të dyja shtetet”- shprehet Ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë takimit, Ministrja Kushi ka shprehur fillimisht “falenderimet dhe mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në shumë fusha, veçanërisht në arsim me bursa për studentët shqiptarë dhe rikontruksionin e shumë objekteve arsimore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kushi shprehet se në mënyrë të veçantë është diskutuar rreth marrëveshjes së nënshkruar në Ankara më 6 Janar të këtij viti. “Ndërkohë, gjeta rastin të vlerësoj gadishmërinë e palës turke për hapjen filialit të Universitetit Teknik të Stambollit këtu në Shqipëri” – nënvizon Ministrja.

Në fund,Kushi shprehet se ka shumë besim që pas kësaj vizite, por edhe pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të thellohet jo vetëm në fushën e arsimit, por në të gjitha fushat.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?