FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministria e Mbrojtjes-Berishës: Meçollari s’ka qenë spiun

Pasi dolën emrat e negociatorëve me palën greke, edhe pse jo zyrtarisht, duke iu referuar këtyre emrave, ish-kryeministri Berisha tha se në grupin e negociatorëve është një spiun, që i shërben një vendi tjetër.

Pas këtij qëndrimi, nuk vonoi as reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes në përgjigje të akuzave se Artur Meçollari ka çertifikatë sigurie. Në deklaratën e Ministrisë thuhet se akuzat e bëra ndaj tij janë trillim.

“Akuzat për spiunazh për Artur Meçollarin janë një trillim. Ka pasur edhe ka çertifikatën e sigurisë e cila jepet dhe konfirmohet nga NATO. Kjo çertifikatë nuk i është hequr asnjëherë. Meçollari deri në vitin 2017 ka qenë këshilltar i komandantit të forcave të NATO, John Nicholson.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një prononcim për median Berisha e quajti superskandal emërimin ne grupin negociator të Artur Meçollarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Do të denoncoj me ashpërësinë më të madhe në grup një ish-spiun i larguar nga Forcat e Armatosura për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja. Ai u largua pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të SHIU dhe të dhënave të tjera i larguar me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme. Eshtë Artur Meçollari. Ky përbën superskandal. Jam i sigurtë që e gjithë marrëveshja është bazuar në hartat e këtij spiuni që nuk ka interesa kombetare por vetem interesa te vendit qe i shërben. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo rrugën e influencës së vendit ku ai merrte rrogën tjetër për tu rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?