Ministrja Balluku: Bordi Kombëtar do të nisë kontrollet në terren për rezervat e naftës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka paralajmëruar kontrolle në pikat e karburantit në terren, për rezervën e sigurisë së naftës.

Gjatë takimit me furnizuesit e naftës, Balluku u shpreh se ata duhet të deklarojnë sasinë e rezervës së naftës që mbajnë.

“Përmes të gjitha instrumenteve të kontrollit që ne administrojmë, ju bëj me dije se do nisim një kontroll në terren për të parë depozitat e naftës ku duhet të gjendet sasia e rezervës së sigurisë të kërkuar në bazë të VKM-së. Do nisë që nesër. Në rast më të mirë, do të ishte e udhës që të deklarohej zyrtarisht pranë ministrisë gatishmëria dhe sasia e rezervës që ju mbani, për të koordinuar kështu me sasinë që ne kemi përllogaritur dhe që duhet të jetë e barazvlefsshme me çfarë sanksionon VKM-ja. Detyrimet dhe sanksionet, jam e sigurt që jeni të informuar. Deri më sot nuk na është dashur që t’i drejtohemi rezervës shtetërore të sigurisë për naftën. Rafineritë e naftës, rezevën e sigurisë deri në 50% të saj mund ta mbajnë në rezervuarët e tyre. Duhet mbajtur brenda vendit. Shoqëria e tregtimit të shumicës e mban në rezervuarët e saj” – tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?