Ministrja e Xhaçka jep detaje për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka dhënë detaje për rolin që do të ketë Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB në lidhje me konfliktin ku ndodhet Ukraina në raport me Rusinë.
“Përkthehet në një sërë hapash e veprimesh me SHBA, vendet do bashkëpunojnë ngushtë, do ndajnë informacion në mënyrë prioritare e do jenë në origjinë të cdo nisme për këtë temë”, u shpreh ajo.
Sipas ministres Xhaçka, “SHBA kanë qenë të gatshme të ndajnë përgjegjësinë e bashkëautorësisë apo bashkëpenëmbajtiësit për cështje dhe inciativa qe kanë lidhje me sigurinë dhe paqen dhe vecanërisht me Ukrainën që ka një relevancë të vecantë për Keshillin e Sigurimit vendet partnere dhe aleate, por relevance te vecant edhe për vendin tonë dhe për aksionin tonë diplomatik në arenën ndërkombëtare në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurimit’.
KOHA JONË SONDAZH

