Ministrja Kushi: Të nxisim aftësimin digjital dhe mendimin kritik tek nxënësit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Ambasadori Rajonal për Europën, Azinë Qendrore, Turqinë dhe Iranin për “COP26”, David Moran, Ambasadori Britanik në Tiranë, Alastair King-Smith dhe përfaqësues të Këshillit Britanik në Shqipëri kanë vizituar shkollën 9-vjeçare “Pjetër Budi” në kryeqytet, ku kanë ndjekur nga afër pasionin e nxënësve në projektet e tyre novatore për ndryshimet klimatike.

Ministrja Kushi nënvizon se ka ngelur shumë e impresionuar nga talenti i nxënësve dhe përkushtimi i mësuesve, si dhe shpreh mirënjohjen ndaj Këshillit Britanik në Shqipëri për zhvillimin dhe zbatimin e këtij programi ambicioz.

Sipas saj, “ky program i veçantë ecën në një linjë me objektivat tona për rritjen e aftësive digjitale, zgjidhjen e problemeve përmes kodimit dhe nxitjen e mendimit kritik tek nxënësit tanë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përdorimi i këtyre aftësive për çështjet që janë problematikat dhe sfidat më të mprehta të kohës, siç janë ndryshimet klimatike apo përdorimi racional i energjive dhe burimeve natyrore është avantazhi më i madh i këtij projekti”, tha ndër të tjera Kushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?