FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miratimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, Kryemadhi: Pranimi i këtij realiteti është progres

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar vendimin e parlamentit maqedonas për njohjen e gjuhës shqipe.

Në një koment në Facebook, kryetarja e LSI e cilëson këtë vendim si progres për të drejtat e shqiptarëve.

Postimi i plotë i Kryemadhit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vendimit për shpalljen festë zyrtare të ditës së alfabetit, ditës së Kongresit të Manastirit, miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet, dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur.

Të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë.

Kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit!

Njohja dhe pranimi i këtij realiteti është progres.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?