FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Mjaft pritëm, këtu po diskutohet uria dhe liria! Me maska, jemi gati për të protestuar kundër qeverisë”

Mateo Salvini, kreu i Lega partisë më të madhe opozitare në Itali, deklaroi sot se qytetarët janë gati për të protestuar kundër qeverisë së Guseppe Contes.

Në një video mesazh për qytetarët, Salvini deklaroi se nëse qeveria nuk dëgjon dhe nuk pranon këshillat për të hapur ekonominë, qytetarët do të dalin në rrugë.

“Nëse nuk na dëgjojnë do të shihemi në mënyra të tjera edhe jashtë rrjeteve sociale. Ka një muaj e gjysmë që flas vetëm para kompjuterit. Do të kthehemi në rrugët dhe sheshet tona, do respektojmë limitet dhe rregullat (e sigurisë), por këtu është në diskutim liria dhe e ardhmja jonë”,- tha kreu i LEGA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai deklaroi se Italia duhet të nisë sa më shpejt për prodhimin ekonomik, duke zbatuar rregullat e sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi pritur, dëgjuar, sugjeruar dhe bashkëpunuar me qeverinë. Tani mjaft më, pas 47 ditësh të mbyllur ne themi: mjaft, na lini të dalim, të punojmë dhe të fitojmë”,- u shpreh Salvini.

Kreu i LEGA deklaroi se nëse qeveria vijon në këtë mënyrë strategjinë e hapjes së bizneseve, shumë prej sipërmarrjeve nuk do të hapen fare, pasi janë duke falimentuar.

“Punëtor, sipërmarrës, artizanë, tregtarë, prindër që duan të rrisin fëmijët nuk mund të presin më. Shumë qytetarë na kërkojnë të organizohemi, jo vetëm në rrjetet sociale. Të sigurt, me masa, në distancë, paqësorë dhe të vendos, ne jemi gati. Përveç virusit është uria dhe mungesa e lirisë. Ne nuk mund ta lejojmë. Para së gjithash, Italia është e italianëve”,– deklaroi Salvini duke paralajmëruar nisjen e protestave kundër masave të qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?