Mjeksia në shërbim të qytetarëve
Nga Edi Rama.
(shkruar nga ish-korespodenti ‘”Koha Jone” në Paris)
…Vijon ngritja e sistemi të patronazhit për spitalet rajonale dhe bashkiake në funksion të plotësimit të çdo nevoje për specialistë.
Kirurgu i njohur prof. Etmond Çeliku, shef i shërbimit të kirurgjisë dhe prof. Ilir Ohri, shef i shërbimit anestezi-reanimacionit në #QSUT po kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale të gjendrës tiroide apo siç njihet operacioni i strumës në spitalin rajonal të Korçës, ndërhyrje që nuk kryhej prej shumë vitesh në këtë spital për mungesë specialistësh!
#Shërbime afër qytetarit dhe me cilësi si edhe #Trajnim i mjekëve të spitaleve rajonale, për të kryer ndërhyrje komplekse,
Prej dy ditësh janë stacionuar në spitalin rajonal të Korcës neurolog, kardiolog dhe nefrolog nga QSUT.
Patronazhi vijon prej ditës së djeshme dhe në Vlorë, Kukës, Gjirokaster dhe Burrel. Plani i shpërndarjes së mjekëve të specializuar do të vijojë të mbulojë mbi baza ditore nevojat për specialistë nga spitalet universitare në të gjitha spitalet rajonale e bashkiake duke u mbështetur njëkohësisht edhe me paketën e miratuar të stimujve financiarë;,deri në 2.5 milionë lekë bonus mbi rrogën për specialistët që shkojnë të punojnë me kohë të plotë jashtë Tiranës
KOHA JONË SONDAZH

