FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moisiu: Vetting edhe për politikanët që mos shëtisin në Europë të pasur

Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu ka kërkuar vetting edhe për të gjithë politikanët pavarësisht se kur kanë shërbyer.

Në fjalën  e tij në një aktivitet të Forumit Civil, Moisiu tha se disa politikanë po përdorin metoda për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Alfred Moisiu: Po vrehen dhe po ndiqen disa metoda për t’iu shmangur përgjegjësisë së mbartur më parë. Kjo nuk duhet lejuar sepse jo vetëm sfumon një nga qëllimet e kësaj reforme, por do të jetë edhe inkurajuese për mosndëshkueshmërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne shpresojmë dhe presim gjatë realizimit të kësaj reforme mos mungojë edhe vettingu i politikanëve shqiptarë pavarësisht kohës që kanë shërbyer, ndryshe na ngelet të themi se marifteçinjtë e politikës u majmën dhe nuk i hyri asnjë në këmbë, u pasuruan në kurriz të popullit dhe hiqen si të pafajshëm dhe shtisin në Europë të pasur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?