FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grevë urie në Poçem, prej 27 muajsh nuk marrin pagat. Reagon Kryemadhi

Skandaloze! Punonjësit nuk marrin prej 27 muajsh pagat nga shteti. Të punosh dhe të mos marrësh rrogën, kjo është jo vetëm e padrejtë, por edhe kriminale. Por mungesa e pagesës së tyre ka sjellë edhe 850 punonjës të tjerë të mos punojnë e të mos paguhen.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është drejtuar përmes një letre Prokurorit të Përgjithshëm, kryetarit të KLSH, ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Avokates së Popullit lidhur me grevën e urisë që kanë nisur naftëtarët në Poçem.

Punonjësit e nënstacionit të Ujit dhe energjisë në poçem janë pjesë e Uzinës së Ballshit, mbyllja e të cilës prej muajit shtator ka lënë pa punë mbi 850 punëtorë, ndërsa akuzojnë institucionet shtetërore se prej 4 muajsh nuk marrin pagat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Kryemadhit, siutata është e rëndë ndaj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse që problemi të marrë zgjidhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?