Monika Kryemadhi: Nuk janë ambasadorët e huaj, por kryeministri Rama penguesi

Monika Kryemadhi tha prerë se “nuk janë ambasadorët e huaj, por kryeministri Rama penguesi i reformës”. Në një bashkëbisedim me gazetarët për herë të parë pasi mori drejtimin e LSI-së, Monika Kryemadhi fillimisht foli për takimet e mbajtura në SHBA dhe diskutimet për situatën ekonomike në Shqipëri, por edhe lufta ndaj drogës.

Ajo u shpreh se është bërë një ekspoze e situatës si shikohet Shqipëria në syrin e amerikanëve.

Në lidhje me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm Kryemadhi u shpreh se

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ambasadorët e huaj që janë në Shqipëri janë të detyruar të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare, por edhe me opozitën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam e bindur që asnjë ambasador nuk ka propozuar shkeljen e Kushtetutës sonë. Nuk janë ambasadorët problemi i Shqipërisë, por jemi në klasa politike që kërkojmë t’i përfshijmë në problemet tona. Kom i ligjeve sot është totalisht i paligjshëm, dëgjesat i bën Këshilli i Lartë i Prokurorisë”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?