Monika Kryemadhi: Rama, i frikësuari më i madh sulmon gazetarët
Sërisht sot kreu i qeverisë, Edi Rama ka hedhur baltë ndaj gazetarëve, duke thënë se: ”Takimet me gazetarët ndikojnë në organet tretëse”. Pas këtij sulmi, ka reaguar ashpër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në një postim në facebook, Kryemadhi shkruan se sharjet dhe fyerjet janë përpjekje për të hequr vëmendjen nga seanca e djeshme, të cilën kryetarja e LSI-së e cilëson të turpshme. Sipas saj, sharjet janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe bandave që ndan pushtetin.
”Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyrën e tij të komunikimit prokurorinë apo median. Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin”,-shprehet Monika Kryemadhi.
Më tej Kryemadhi shton se votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e Tahirit në trafik ndërkombëtar, nuk do të mposhtin vullnetin e popullit, dhe është shndërruar në diktaturën e kanabisit.
”Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish-ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrësesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit”, vijon kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

