Liderët e opozitës, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, urojnë besimtarët myslimanë
Lulzim Basha shkruan: Nga zemra ju uroj të gjithë shqiptarëve e në veçanti agjëruesve të Ramazanit: Gëzuar Fitër Bajramin!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

Ndërsa Monika Kryemadhit, kryetarja e LSI, shkruan: Urimet më të mira për të gjithë besimtarët myslimanë në festimet e Bajramit të Madh, në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pas një muaji dedikimi e sakrifice për t’u afruar më tepër me zotin, vlerat e të cilit kanë një rol të pazëvendësueshëm për shoqërinë tonë.
Ramazani kultivon shpirtmadhësinë dhe është kontribues tolerance dhe solidariteti.
Uroj nga zemra që fryma, vlerat dhe mësimet e tij të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë gjatë gjithë vitit.
Gëzuar Bajramin e Madh!
Mbarësi, paqe e lumturi për familjet tuaja dhe Shqipërinë!

KOHA JONË SONDAZH

