FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Muç Nano: Më shqetëson afrimi i Ramës me Turqinë

Analisti Muç Nano ka bërë një analizë të shkurtër lidhur më zhvillimet e fundit politike në vend, duke komentuar edhe vizitën e kryeministrit Rama në Turqi. Nano e ka konsideruar vizitën e Ramës si presion që i bëhet Bashkimit Europian si nga vendi ynë, por edhe nga Turqia. “Turqia po e përdor Shqipërinë, por edhe Shqipëria po e përdor për t’i bërë presion BE-së, për t’i thënë mos na lini vetëm se do përfundojmë te Turqia apo me ndonjë vend tjetër. Rama i ka duart më të lidhura se Erdogani, Rama është kryeministri i një vendi si Shqipëria që i ka hapësirat e kufizuara”, ka shpjeguar Nano për Tema TV.

Ai shprehet se marrëdhëniet Shqipëri-Turqi duhet të jenë të mira, pasi është një aleat strategjik për vendin, por konsideron shqetësues faktin se influenca e Turqisë në vendin tonë është vetëm politike dhe fetare.

“Viztë e rëndësishme, aleat strategjik, por mua më shqetëson fakti se është vend i rëndësishëm dhe influencën e vet e ka ushtruar vetëm në kuadër politik dhe fetar, jo ekonomik, kjo më shqetëson. Janë dhënë para për xhaminë e Plumit, janë investime të kësaj natyre, përpjekja e Turqisë për të ndikuar vetëm në mënyrë fetare më shqetëson”,- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me deklaratën e Presidentit turk, se organizata e Fetullah Gylenit “FETO”, përbën një kërcënim të të dyja vendet, Nano thekson se kryeministri Rama ka për detyrë të mbajë të njëjtin qëndrim me vendet europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë nuk e di çfarë qëndrimi ka mbajtur Rama në këtë diskutin, pasi ai ka detyrë të mbajtë qëndrimin që kanë mbajtur vendet europiane. Rama nuk duhet të ndërmarrë asnjë vendim, pres të informohem për qëndrimin e Ramës”, ka thënë ai ndër të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?