Mustafaj tregon batutën e shkodranëve: Tani do votojmë Ramën, se e mori ujin dhe e çoi në jug
Shkrimtari Besnik Mustafaj ka rrëfyer sot momente të veçanta nga jeta e tij, fëmijëria, studimet, krijimtaria, si dhe përfshirja në politikë. Në emisionin “Vila 24” në “News 24”, Mustafaj është ndalur në librat që ka botuar, dhe momentet frymëzuese.
Teksa ka rëfyer raportet me babain e tij, i cili u nda nga jeta para pak muajsh, Besnik Mustafaj thotë se temperamentin e ka të trashëguar nga ai.
Më tej, Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm në qeverisjen e Sali Berishës, ka komentuar edhe situatën politike dhe sociale në vend, sidomos pas përmbytjeve të ditëve të fundit. Ndër të tjera, për këtë situatë, ish-ministri demokat nuk ngurron të tregojë një batutë të qytetarëve shkodranë.
“Më thanë se tani do votojmë Ramën, sepse e mori ujin nga veriu dhe e çoi në jug”, tregoi Mustafaj, duke iu referuar situatës së krijuar nga përmbytjet.
Sakaq, Mustafaj ka komentuar deklaratat dhe kërkesat që ka bërë kryeministri Edi Rama për ambasadorët e Shqipërisë nëpër botë, që të bëjnë diplomaci ekonomike, duke ftuar investitorët të vijnë në vendin tonë. Por për Mustafajn kjo nuk mund të ndodhë, pasi kjo është jashtë tagrit të ambasadorëve dhe nuk kanë staf.
“S’është e thënë që kryeministri ta njohë politikën e jashtme dhe specifikat e punës së diplomatit, sidomos të ambasadorit, por e ka për detyrë të dëgjojë këshilltarët. Ne kemi një kryeministër delirant që as di, dhe as nuk dëshrion të dëgjojë e të mësojë, se i pëlqen vetja e flet për tema që s’i di. Si të shpallem unë për ekspert basketbolli që mund të kem parë 4-5 herë nga shkallët ndeshje. Ai foli dhe vazhdon të flasë për tema që nuk i kupton fare dhe flet me kompetencën e një njeriu që ka në dorë t’i heqë dhe t’i vërë ata në këtë kuptim i poshtëroi ambasadorët, i kërkoi gjëra që nuk janë në tagrin e tyre. Si do bëjnë ambasadoret diplomaci ekonomike, kur ambasada tonat nëpër botë janë me 3-4 veta, nuk arrijnë dot t’i përgjigjen asaj propagande që kërkon të bëjë zoti Rama”, u shpreh Besnik Mustafaj
KOHA JONË SONDAZH

