Naftëtarët: Jemi pa bukë. Rama: Mos bëj Flamur Nokën

Rama arragancën e tij nuk nguron ta tregojë shpeshherë me politikanë dhe me gazetarë, por ka raste që e bën edhe me qytetarë të thjeshtë. Diçka e tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme gjatë një video-interpelance me naftëtarët e Ballshit.

Pasi përsëriti për të dytën herë faktin se naftëtarët në shenjë proteste për kushtet e punës dhe pagat nisen nga Fieri në Tiranë në këmbë, dikush prej naftëtarëve në anë tjetër të monitorit, iu përgjigj kryeministrit gjatë video-konferencës. Naftëtari pohoi se kjo nismë vinte ngaqë ata ishin pa bukë, ndërsa Rama e krahasoi me deputetin Flamur Noka të PD-së.

Debati:
Rama:
 Se vini ju në këmbë, nuk është problemi im. Se për ça vini kot njëherë në këmbë? Ne këtu në Tiranë jemi, mund të takohemi
Naftëtari: Se jemi pa bukë ndaj
Rama: Mos bëj Flamur Nokën aty nga vendi
Naftëtari: Nuk është nga ana ime

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155495488991523/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?