Nard Ndoka ironizon Ramën: Faktin e ke brenda shoku Edi …
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka ironizuar deklarata e kryeministrit Edi Rama nëpër media dhe rrjete sociale, ku me forcë kërkon të mbrojë ish-minitrin e tij Saimir Tahiri, ndërsa kërkon fakte dhe prova për implikimin e tij për trafik droge.
Ndoka ka treguar një barcalet të vjetër që tregohej në kohën e diktaturës, ndërsa me ironi thekson se ashtu si personazhi në barcaletë, edhe Rama i ka brenda faktet.
Ja postimi i Ndokës:
Fakti është brenda!
Në kohën e Dullës, një familje oficerësh nga Tepelena jetonte në Shkodër. Burri kap gruan në flagrancë me sekretarin e partisë së lagjes. E padit në polici dhe paraqitet në gjykatë.
Gjykatësi e pyet: “Shoku Petrit, na trego rrethanat dhe provat”?
Petriti përgjigjet: “Shoku kryetar, shkova në shtëpi më herët se zakonisht dhe gjeta shokun Xhemal me gruan, në dhomën e gjumit, në krevat, të zhveshur..!
Gjygjtari pyet sërish: “Po mirë, po prova ku është, fakte dua, ku është fakti”?
Petriti mundohet të shpjegohet më qartë: “ishin lakuriq, shoku kryetar, shoku Xhemal ishte sipër”..!
Gjygjtari nuk bindej dhe këmbëngulte akoma: “Prova, fakti ku është”?!
Petriti: “Fakti ishte brenda shoku kryetar”!????
Morali: Edhe Rama, po kërkon prova e fakte për Sajen!
Faktin e ke brenda, shoku Edi!
KOHA JONË SONDAZH

