Narkotrafiku/ Ministri i Brendshëm italian të enjten në Tiranë, takon Xhafaj

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minnitti, pritet të mbërrijë ditën e enjte më 2 nëntor në Tiranë.

Ai do të zhvillojë një vizitë zyrtare pune ku do të takohet me homologun shqiptar, Fatmir Xhafa.

Dy Ministrat janë takuar pak ditë më parë më 24 tetor në Trieste në Samitin rajonal mes Ministrave e krerëve të policisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italia drejton një projekt të rëndësishëm europian “Ipa-Polizia 2013 Balcani Occidentali” që ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërajonal në luftë kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, sigurisë ndërkombëtar e luftës kundër terrorizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vizita e Ministrit italian Marco Minniti sjell një interes të veçantë mediatik për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend, rrjedhë e shkatërrimit të një bande të strukturuar italo-shqiptare e hipotezës së përshirjes në të, të ish-Ministrit të Brendshëm italian Saimir Tahiri.

Në orët në vazhdim pritet të zbardhet axhenda e vizitës së Ministrit italian në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?