FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndahet nga jeta Dom Gjergj Simoni, kleriku që qëndroi përballë regjimit komunist

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare Dom Gjergj Simoni, dëshmitar dhe bashkëvuajtës me Martirët e Kishës gjatë kohës së komunizmit. Pas rrëzimit të komunizmit, Dom Gjergj Simoni bashkë me vëllanë e tij, ipeshkvin Zef Simoni, ndihmoi për rihapjen e kishave dhe institucioneve fetare dhe shërbeu për 17 vjet në famullinë e Dajçit, në Shkodër, duke u bërë ndër të parët meshtar që nisën shërbesat fetare në disa famulli.

Duke njoftuar ndarjen e tij nga jeta, arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra u shpreh se vdekja e Dom Gjergj Simonit ёshtё humbje e madhe, sepse ai ishte një thesar i çmuar pёr Kishёn e pёr tё gjithё shqiptarët.

Dom Gjergj Simoni lindi më 8 dhjetor të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës, në një familje me origjinë qytetare. Në mesin e viteve ‘60-të, Gjergj Simoni vazhdonte të punonte si punëtor në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, ndërsa vëllai i tij Zefi punonte si llogaritar pranë Arqipeshkvisë së Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë periudhës së diktaturës, Dom Gjergj Simoni u arrestua dhe u dënua me 10 vite burgim, nga të cilat ai vuajti 9 vite e 19 ditë në kampet e Ballshit, Qafë Barit dhe Spaçit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqi ndaj tij filloi në prillin e vitit 1977 me aktakuzën “Agjitacion e propagandë të mbyllun”. Në vitet e fundit të jetës, dom Gjergj Simoni kujton se si gjatë seancës së gjyqit u lexuan gjashtë poezi të tijat, ku aludonte hapur kundër regjimit. “Ndërsa poezinë “Letër Luciferrit”, kujton ai, nuk e lexuan, pasi ajo fliste kundër Enver Hoxhës dhe ata nuk mund ta lexonin”.

Pas vitit 1967, kur në Shqipëri nisi mbyllja e kishave dhe institucioneve të tjera fetare, Gjergj Simoni, në fshehtësi, mori nga arqipeshkvia dokumente dhe objekte me vlerë dhe i groposi në oborrin e shtëpisë së tij për t’i shpëtuar nga rënia në duart e ish sigurimit të shtetit.

Pas vuajtjes së dënimit me burg e punë të detyruar, më 21 prill 1991, Dom Gjergji u shugurua meshtar. Ndërsa, 30 vjet mbas lirimit nga burgu, Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i dorëzoi Dom Gjergj Simonit dosjen nr. 11628.A, 11628.1 dhe 13588/1, që përmbajnë materialet e përdorura nga ish sigurimi i shtetit si “prova” kundër tij./voa/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?