FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndarja nga jeta e ish-deputetes së PS-së, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi

Presidenti Ilir Meta thotë se është pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti Meta shkruan: 

Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?