FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndihma ekonomike, Basha: Rama sulmon opozitën për të fshehur të vërtetën

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se kryeministri Rama po sulmon opozitën për të fshehur të vërtetën në lidhje me heqjen padrejtësisht të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

Basha: Sot Edi Rama u tregua që është i pandjeshëm nuk ka asnjë ndjenjë dhemshurie për qytetarët që gjenden me sytë nga qielli.  

Edi Rama është njeri i cili e ka faktuar se zgjedh të sulmojë opozitën me të vetmin qëllim për të fshehur të vërtetën dhe përgjegjësinë që ka karshi këtyre njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një alibi e shëmtuar dhe e papranueshme për të lënë pa bukë dhe mijëra familje. Kjo është përgjegjësia e Ramës dhe ne do bëjmë gjithcka, sikurse do luftojmë që kjo emergjencë të marrë fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur për protestën e radhës Basha tha:

Basha:  Protestat janë të vazhdueshme dhe janë të shtrira kudo, sot patë dy protesta këtu para parlamentit. Kur do ta bëni ju protestën e radhës për poshtërimin dhe shkeljen e të drejtave tuaja, ju sigurojmë që kurdo që ta bëni ne do të na keni në krah.

Kryetari i PD-së, ka inkurajuar gazetarët që të dalin në protestë pasi do të kenë mbështetjen e opozitës. Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Basha tha se ditën e sotme janë zhvilluar dy protesta përpara parlamentit, ndërsa pret që edhe gazetarët të protestojnë për të drejtat e tyre.

Basha:  Protestat janë të vazhdueshme dhe janë të shtrira kudo, sot patë dy protesta këtu para parlamentit. Kur do ta bëni ju gazretarët protestën e radhës për poshtërimin dhe shkeljen e të drejtave tuaja, ju sigurojmë që kurdo që ta bëni ne do të na keni në krah.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?