FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndoka kujton 27 vjetorin e PD-së, me një foto të papublikuar

Deputeti i opozitës Nard Ndoka ka publikuar për herë të parë sot në 27 vjetorin e PD foton e rrallë ku shfaqet pikërisht ai duke mbajtur një fjalim në ditën e themelimit të kësaj strukture politike.

Bie në sy banderola që shkruan ”Rroftë Partia Demokratike” dhe stativi prej druri në mikrofonin ku po flet deputeti. Këtë detaj Ndoka e ka komentuar në statusin e tij në Facebook: ”27 vite më parë, ku mikrofoni vendosej në një stativ prej druri”, ka shkruar ai.

Ndoka aktualisht kryetar i Partisë Demokristiane ka qenë prezent ditën e sotme në celebrimet për 27 vjetorin e themelimit të partisë së parë të pluralizmit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?