FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndoka: Rama gjen “armikun e jashtëm” për të mbuluar dështimin e qeverisjes

Edhe pse është pjesë e koalicionit qeverisës, për kreun e PDK-së, Nard Ndoka, i cili nuk i kursen kritikat ndaj kreut Rama. Sot seanca plenare ka qenë e ngjeshur e plot me gjuhë dinamike, lidhur edhe me cështjen diplomatike.

Në një status në facebook, Ndoka, e ka cilësuar gjuhën e kryeministrit Rama ndaj Greqisë si gjuhë dëshpëruese që përpiqet të gjejë armiq të jashtëm në kushtet e dështimit të qeverisë.

Ndoka nga ana tjetër e cilëson si të papranueshme ndqërhyrjen e fqinjit jugor në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI

Swiss Digital Mobile Reklama
Për orë të tëra qytetarët dëgjuan sot në Kuvend një debat tërësisht artificial të stisur nga kryeministri Edi Rama. Duke i bërë bisht shumë problemeve të brendshme, që janë krijuar nga dështimi i qeverisjes së tij, Rama përpiqet të gjejë “armikun e jashtëm”, për të mbuluar papunësinë që ka pllakosur vendin, largimin e qytetarëve në kërkim të azilit, kanabisin që lulëzon në çdo cep, shëndetësinë përtokë etj etj. E quaj të papranueshme ndërhyrjen e Greqisë në punët e brendshme të Shqipërisë, në këtë rast për prishjen e disa ndërtimeve në Himarë, por kjo s’i jep të drejtë kryeministrit ta përdorë këtë çështje si gjethe me të cilën të mbulojë dështimet e tij spektakolare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?