FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndotja në Durrës, Duka denoncon kantierin e Dakos në zonën muzeale

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka denoncuar punimet e Bashkisë së Durrësit në zonën muzeale të qytetit. Sipas Dukës, kantieri i ndërtimit në qendër të Durrësit, sjell pasoja të rënda për mjedisin dhe është një kërcënim për shëndetin e qytetarëve.

“Nuk mund të lejohet një kantier i tillë ndërtimi në asnjë vend, aq më tepër në një qytet arkeologjik dhe turistik si Durrësi. Ne si Parti Agrare Ambientaliste jemi këtu për të denoncuar këtë rast dhe për t’i kërkuar Bashkisë së Durrësit dhe kryetarit të saj të ndalë punimet menjëherë dhe të marrë masat për reduktimin e ndotjes që emetohet këtu. Nga ana tjetër shqetësim më vete në këtë kantier është edhe “varrosja” me beton që po i bëhet murit antik duke varrosur historinë mijëra vjeçare të qytetit të Durrësit”,- ka deklaruar Duka pas inspektimit të bërë qendrën muzeale të Durrësit.

Kryetari i PPA-së ka kërkuar respektimin e normave ligjore të mjedisit, për të shmangur ndotjen e qytetit si dhe të merren në konsideratë alternativat e tjera në lidhje me murin antik të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndërkohë që këtu vazhdon paligjshmëria, qyteti i Durrësit vazhdon të ndotet, dhe pasojat bien mbi qytetarët, mbi biznesin, dhe mbi imazhin turistik të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia e Durrësit me kryetarin e saj, në mënyrë të përsëritur në shumë zona njëherësh është  përgjegjëse për një situatë të rënduar në qytetin e Durrësit, një situatë që vazhdon të përkeqësohet më tej”,- është shprehur Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?