Ndryshime në qeveri? Rama: Hap pas hapi

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS e cila zgjati prej rresh pesë orësh, i pyetur nga gazetarët sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar, ai e la të hapur si opsion por mesazhi i tij ishte se pas pak ditësh do mblidhet Asambleja Kombëtare e PS.

”Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them fjalën e fundit të parë. Unë di radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve, por do të shkojmë përtej këtij shqetësimi, sepse ka ende shumë për të bërë dhe pavarësisht rezultateve që janë arritur, njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma. Dhe në këtë aspekt kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabimet tona, gabime që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë dhe që marrin përsipër sfida të mëdha, por e rëndësishme është të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara. Po e lexojmë me shumë kujdes mesazhin e protestës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?