FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshimet në Kodin Penal, Yuri Kim: SHBA mbështet procesin që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur ndryshimet në Kodin Penal që u votuan sot nga Kuvendi. Diplomatja e SHBA thotë se këto ndryshime janë pjesë e marrëveshjes së Këshillit Politik dhe garanton se Amerika do të mbështesë çdo proces që çdo në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes së të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- shkruan Yuri Kim në mesazhin e saj në Twitter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?