Në 2025 Serbia në BE? Juncker: Jo, por Shqipëria nuk…
Dy prej disa nga mesazhet e përçuara nga Presidenti i Komisionit Europian Juncker në konferencën për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, janë me interes.
Ai bëri të qartë se 2025 nuk do të thotë detyrimisht se Serbia dhe Mali i Zi do të jenë vende anëtare të Bashkimit Europian, dhe se nuk ka datë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, paçka se Rama u shpreh se qeveria i ka bërë detyrat dhe se meriton të ketë hapjen e negociatave.
Juncker u pyet nga gazetarët se pse ende nuk ka një datë për Shqipërinë, e cila e ka nisur reformën në drejtësi, ndërsa e kundërta ndodh me Serbinë dhe Malin e Zi. Juncker u shpreh se jo detyrimisht këto dy vende do të jenë anëtare të BE në 2025, ky është një proves që bazohet në merita, tha ai.
”Në të kundërt nga thuhet kudo ne vetë nuk kemi thënë që Serbia e Mali i Zi do të jenë detyrimisht anëtarë të BE-së në 2025. Data e anëtarësimit i drejtohet të gjitha vendeve. Mund të jetë ajo datë ose më shpejt apo më vonë kur çdo vend të ketë plotësuar kriteret e anëtarësimit. Ne do të veprojmë në mënyrë të tillë që përpjekjet e çdo vendi të njihen nga BE. Pra nuk është moment të thuhet se Shqipëria do të trajtohet në mënyrë të pafavorshme. Ne duam të mbështesim fort përpjekjet e qeverisë shqiptare që janë të mëdha. Nuk është çështja që të mos merren parasysh përpjekjet e Shqipërisë”,-tha Juncker.
KOHA JONË SONDAZH

