Në Durrës do të jetë Ardian Muka (PD e Berishës) si kandidat për kryetar. Ja edhe emrat e kandidatëve për bashkitë e tjera
Ardian Muka ka fituar primaret e anëtarësisë së PD në Durrës.
Muka ka arritur të sigurojë 1546 vota, përballë 373 votave të kandidates tjetër, Silvja Gjepali.
Kurse për bashkinë e Vorës. Në Vorë është votuar që kandidat të jetë Lulzim Vrana, ku gjithsej mori 277 vota.
Nga numërimi i votave të anëtarësisë së PD në Dibër, primaret janë fituar nga Premtim Kryemadhi i cili ka marrë 424 vota.
Në Rrogozhinë, Hekuran Xhani me 211 vota është shpallur fitues i primareve të PD. Në Lushnjë, Elton Bano do të garojë për këtë forcë politike në zgjedhjet e 6 marsit, pasi është shpallur më i votuari në primaret e kësaj të diele.
Elton Bano ka fituar primaret e anëtarësisë së PD në bashkinë e Lushnjes.
Avokati Elton Bano do të garojë për këtë forcë politike në zgjedhjet e 6 marsit, pasi është shpallur më i votuari në primaret e kësaj të diele.
Bashkitë e tjera janë në numërim.
KOHA JONË SONDAZH

