Në pritje të Brukselit, Bregu: Shanci që qeveria Rama…

Shkurti pritet të jetë muaj i zhvillimeve të rëndësishme, që mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor. Mbledhja e Komisionit Europian, aty ku do të flitet nëse do të ketë zgjerim të BE-së, është çështja që ka tensionuar politikën tonë.

Ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu, shpreson që Presidenti i KE-së, të ketë një propozim të qartë për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit perëndimor. Ajo thotë se shpreson që të mos ketë datë më të vonshme sesa qershori, për çeljen e negociatave.

“Shpresoj shumë që të mos ketë asnjë datë më të vonë se qershori për çeljen e negociatave, sikurse do të kisha dashur që të kishte qenë një datë e mëparme, por jo gjithmonë ky proces përputhet me dëshirat e vendeve tona të cilat e shohin të gjatë rrugën drejt Bashkimit Europian. Por shpresoj shumë që Bashkimi Europian dhe kjo të jetë e qartë edhe në strategjinë e zgjerimit që do të prezantohet nga presidenti Junker, ta ketë ndarë mendjen dhe të ketë vendosur për ti ikur asaj shprehjes së famshme të lodhjes nga zgjerimi sepse normalisht lodhja duhet të kishte marrë fund tani”,-tha Bregu për ”Vizion Plus”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hapja e negociatave përveç dimensionit politik, ka edhe një tjetër financiar. Në strategjinë e zgjerimit do të duhet të miratohet edhe plani i ardhshëm financiar i BE-së, që parashikon fondet për Ballkanin perëndimor deri në vitin 2027.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Nëse Shqipëria nuk do të ketë çelje negociata, do të thotë që jo vetëm ngelemi politikisht më pas në këtë proces të rëndësishëm me vendet e tjera, por nga ana tjetër ngelemi dhe pak më të varfër përsa i përket pjesës së financimeve nga BE-së dhe nuk mendoj se ne kemi luksin për të humbur qoftë edhe një euro dhuratë, e cila vjen për ta bërë Shqipërinë më të mirë”,-tha ish-deputetja e PD-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?