FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Në stadium 4934 delegatë”, Belind Këlliçi: 72 përfaqësues do të verifikojnë emrat e tyre

Belind Këlliçi, kryetari i Komisionit në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, lexoi emrat e 72 përfaqësuesve të degëve që do të verifikojnë emrat e delegatëve demokratë të pranishëm në “Air Albania”.

Tabela elektronike e vendosur në Kuvend tregon se numri i delegatëve pjesëmarrës është 4934, ndërkohë që po bëhet verifikimi i tyre.

Dua t’ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen në këtë Kuvend që mishëron më së miri demokracinë funksionale në PD dhe nga sot jam i bindur do forcojmë institucionet e PD edhe më shumë. Partia Demokratike jam i bindur që nga sot do t’i hap të katra dyert.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa humbur kohë dua të nisim me procedurën standarde duke verifikuar ligjshmërinë e Kuvendit. Do verifikojmë numrin e kërkesave dhe nëse këto kërkesa janë bërë nga delegatët. Ky komision do ngarkojë 72 përfaqësues për të gjitha degët për të verifikuar emrat sipas degëve”, tha Këlliçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?