Negociatat, Glos tregon kur Gjermania heq kushtëzimin

Gjermania ende nuk e ka dhënë qëndrimin final ndaj Shqipërisë, lidhur me rrugën e vendit drejt BE-së. Drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer, Walter Glos, ka folur për rekomandimin e kushtëzuar të Gjermanisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ai thotë se reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, janë shumë të rënësishme për Gjermaninë dhe heqja e kushtëzimit të Bundestagut do të vijë vetëm pas realizimit të këtyre reformave.

Nga ana tjetër, Glos ka deklaruar se mbetet skeptik per hapjen e negociatave sepse nga Holanda nuk po vijnë lajme pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Bundestagu gjerman dha një ”PO” të kushtëzuar për Shqipërinë. Procesi do të jetë me reformën zgjedhore dhe vettingun për gjyqtarët dhe prokurorët. Edhe pse reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore po ecin, ne kemi rezerva. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme për në, pasi kemi dhënë kontribuar dhe urojme që në vjeshtë të kemi një draft përfundimtar. Heqja e kushtezimit nga Bundestagu do vij pas realizimit të këtyre reformave”,-tha Glos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?