FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negociatat, Rama takon kryeministrin holandez dhe kroat

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Davos ka vijuar me takimet me homologët e Kroacisë dhe Holandës për të lobuar për hapjen e negociatave në qershor. Në një postim në Facebook, Rama shprehet se në takim është folur për rrugën e integrimit.

“Me kryeministrin kroat, Andrej Plenković, dhe kryeministrin hollandez Mark Rutte, mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe rëndësinë strategjike të çeljes së negociatave për anëtarësim, jo vetëm për vendin tonë po edhe krejt rajonin”,-thotë Rama.

Kryeministri shqiptar sot zhvilloi një takim edhe me homologun grek, ndërsa u diskutua për negociatat për cështjet dypalëshe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?