Negociatorët e ‘Detit’, Bushati raporton në komision

Një ditë pas publikimit të emrave të 12 negociatorëve të marrëveshjes së Detit me Greqinë, kryetarja e komisionit të politikës së Jashtme, Mimi Kodheli ka thërritur në seancë dëgjimore në komision Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Kryediplomati shqiptar do raportojë nesër në orën 10:00, ku do japë detaje për negociatorët dhe detajet e marrëveshjes së pritshme me Greqinë. Në komision do jetë edhe Armand Skapi, në funksionin e drejtorit të traktateve (njëkohësisht i propozuar si kryesuesi i negociatorëve shqiptarë) si dhe Glevin Dervishi, këshilltar i Bushatit i cili ka ndjekur edhe negociatat me Kotzias në Kretë dhe Korçë.

Kjo është hera e dytë që brenda më pak se një muaji, Ditmir Bushati thirret në seancë dëgjimore përpara Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme, për marrëveshjet me Greqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni për Politikën e Jashtme
Ora 10.00
Në rend të ditës:
Seancë dëgjimore me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme SH.T.Z. Ditmir Bushati mbi kërkesën Nr. 609, datë 16.02.2018 (lidhur me marrëveshjen Shqipëri – Greqi për delimitimin e shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare).
Çështje të tjera.
Të ftuar:
Z. Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Swiss Digital Mobile Reklama

Z. Glevin Dervishi, Keshilltar i Ministrit

Z. Armand Skapi, Drejtor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?