Negociatorët me Greqinë, Berisha: Ditëziu ka vënë në krye spiunin e ushtrisë

Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha ka qenë i pari që ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit që ndodhën sot për çështjen e negociatave Shqipëri-Greqi, ku u bënë publik edhe 12 emrat e grupit negociator.

Berisha veçoi njërin prej tyre Artur Mecolarrin, për të cilin tha se është përjashtuar nga detyra pasi është akuzuar për spiunim.

Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye në grup negociimi të një ish spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentiimeve të pakundërshtueshme të SHISH të ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të prokurorisë së përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun, Artur Mecollari, dicka e kësaj natyre sic ka të drejtë cdo shtetas që akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës se faktet kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo influencës apo vendin tjetër që merrte rrogën, për tu rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar, nëse lexoni deklaratat e zëdhënësit te Edi Ramës, Ditëzi Bushatit se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike por politiko diplomatike dhe prapa këtij nxjerr kokën në Korcë ku u diskutua 13 orë për marrëveshjen e detit, pikërisht njeriu i larguar nga FA për lidhje agjenturore me sherbimet e huaja. Ky perben nje superskandal se jam i sigurt që marreveshja eshte bazuar ne hartat dhe vizatimet e ketij spiuni qe nuk ka interesa kombetare por vetem interesa te vendit që i shërben.”, tha ai nga ambinetet jashtë sallës së seancave plenare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportimi

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi i ekspertëve, pjesë e ministrisë së Jashtme që po negocion marrëveshjen e detit me Greqinë po vihet në dyshim për integritetin. Rasti më konkret është i një prej ekspertëve kryesorë, dhe i atij që është rekrutuar për të negociuar me palën greke marrëveshjen e detit. Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarakun Artur Meçollari i cili shfaqet edhe në këtë foto të shkrepur pas takimit të zhvilluar në Korçë ndërmjet Ditmir Bushatit dhe Niko Kotzias.

Ushtaraku në Artur Meçollari është realisht një njohës e çështjeve të detit dhe për këtë ai ka botuar edhe një libër kushtuar incidentit të kanalit të Korfuzit. Por jo njohuritë e tij mbi çështjet detare sese integriteti si ushtarak vihen në pikëpyetje sot, aq më tepër që ai është pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se, në vitin 2012, Artur Meçollari i cili në atë kohë mbante postin e zëvendës komandantit të flotës detare me gradën kapiten i parë, është larguar nga detyra për spiunazh dhe për cënim të sigurisë kombëtare. Të njëjtat burime bënë me dije për ‘Fax News’ se, Meçollarit i është kumtuar vendimi i largimit nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pasi është njohur me faktet ai ka pranuar vendimin dhe për këtë madje nuk ka bërë as rekurs në Gjykatë.

Menjëherë pas ndryshimit të qeverive në vitin 2013, raportohet se Artur Meçollari është rikthyer sërish në radhët e Forcave të Armatosura si oficer detar ne rrethana të paqarta. Dhe një nga arsyet se përse Presidenti i Republikës ka refuzuar të akordojë plotfuqishmërinë për negociimin e marrëveshjes së detit me Greqinë lidhet pikërisht me oficerin Artur Meçollari.

Kjo për dy arsye. E para sepse prania e Meçollarit në takimin e Korçës mes Bushatit dhe Kotzias e me shumë gjasë edhe në atë të Kretës, tregon se qeveria ka negociuar me palën greke termat për marrëveshjen e detit, pa marrë më parë plotfuqishmërin e Presidentit të Republikës. Dhe e dyta rrethanë që ka të bëjë sërish me Artur Meçollarin, por kësaj here për informacionet që kanë mbërritur në tryezën e Presidentit të Republikës Ilir Meta për faktin që në vitin 2012, oficeri në fjalë është larguar nga forcat e armatosura i faktuar për spiunazh./Fax News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?