FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nënkryetari i PDIU: Do jemi më të fuqishëm nëse Turqia na mbështet

Gjatë ditëve të fundit mediat greke kanë shkruar se Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Shqipëri ka mbështetjen e Turqisë. Edhe pse nuk japin asnjë provë për këtë mbështetje apo lidhje direkte, mediat greke shkruajnë se pas shumë qëndrimeve të kësaj partie fshihen interesat e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Lidhur me këtë çështje, nënkryetari i PDIU, Abaz Hado, tha sot se partia e Çamëve pranon mbështetje dhe nga SHBA, duke reaguar kështu mbi shkrimet e mediave greke për PDIU. Ai thotë se nëse”Turqia do të na mbështeste, do të ishim më të fuqishëm”.

Hado u shpreh e emisioni ‘Rreze Dielli, Report Tv’ se PDIU është “e hapur që të na mbështesë çdo shtet qoftë dhe Turqia, apo dhe SHBA, çështja jonë përfaqësohet tek shoqata dhe forca jonë PDIU”.

Swiss Digital Desktop Reklama

http://www.kohajone.com/2016/10/23/kathimerini-pas-pdiu-fshihet-gishti-i-erdoganit-ka-shume-biznese-partia/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?