“Nga tarifa tek pranimet”, Rama zbulon vendimet që qeveria ka marrë për studentët
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë që ka pasur në fokus vetëm çështjen e studentëve dhe kërkesat e tyre. Me VKM të posaçme qeveria ka vendosur për kërkesat.
Kështu janë përcaktuar kategoritë e individëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit.
“Arsyeja e konferencës lidhet me mbledhjen e sapopërfunduar të qeverisë ku në fokus kemi pasur studentët, jo vetëm kërkeksat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për Universitetin që do ta bëjmë publik në mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre për ta futur Universitetikn në një fazë të dytë të një reforme transformuese që jo vetëm nuk duhet të zmbrapset por duhet të thellohet”– deklaroi Rama.
Vendimet e marra në Këshillin e Ministrave janë si më poshtë:
Së pari, kemi miratuar katër vendime të Këshillit të Ministrave lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe përfitojnë ulje të tarifës vjetore të studimit.
Së dyti, për disa disa ndryshime në vendimin numër 903 datë 21.12.2016 për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë.
Së treti, kemi ndryshuar vendimin numër 288 të datës 21.05. 2018 të Këshilit të Ministrave për miratimin e kufirit maksimal të pagesës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë.
Së katërti kemi ndryshuar vendimin 269 të datës 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale dhe që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
Këto katër vendime që lidhen me kërkesën e parë shpjegohen me këto terma
Së pari kemi studentët me familjet me ndihmë ekonomike, të verbërit, para dhe tetraplegjikë që marrin financimin e plotë 100% të tarifës. Do të përfitojnë një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja.Një bazë për të mbështetur dhe subvencionuar 100% tarifën ka qenë, por për shkak të shumë devijimeve që janë konstatuar në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo gjë të bëhet drejtëpërdrejtë nga qeveria për çdo student që ka këto kritere.
Së dyti, studentët me notë mesatare mbi 9 në çdo program studimi do të përfitojnë nga qeveria financimin 100% të tarifës së tyre të regjistrimit nga terifa e plotë që paguanin para këtij vendimi. Po ashtu në çdo program studimi ata do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekë të reja. Deri sot bëhej fjalë për për 8100 lekë dhe për vetëm për ata me mesatare 10. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën dhe mbështetjen e qeverisë për studentët më të mirë.
Së treti, do tu japim një mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifave të studimit drejtëpërdrejtë nga buxheti me pranimin në Universitet, që deri para këtij vendimi paguanin tarifën e plotë të këtij regjistrimi. Të gjithë studentët aktualë për pjesën e mbetur të këtij viti akademik, dhe ata me 4 dhe 5 nuk do të paguajnë, por do të paguajë buxheti i shtetit për ta. Ndërkohë në vitin e ardhshëm akademik, të gjithë ata që nuk do të jenë me mesatare 6 e sipër do të humbasin çdo mbështetje financiare nga buxheti i shtetit.
Së katërti, sa i takon nivelit të dytë të studimeve qeveria do të paguajë vetëm për studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, studentët me familje me ndihmë ekonomike, të verbërit, para dhe tetraplegjikët, jetimët, fëmijët e policëve të vrarë dhe të gjitha grupet e tjera vunerabël të përcaktuar në vendim 50% të tarifës.
Ky është vendimi sa i takon tarifave, hyn në fuqi menjëherë. Në janar të gjitha detyrimet financiare që burojnë nga këto vendime do ti mbulojë qeveria.
PJESË NGA FJALA E RAMËS
Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e sapo përfunduar të qeverisë ku në fokus kemi pasur studentët jo vetëm kërkesat e tyre por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për Universitetin të cilin do ta bëjmë publik besoj në mesin e muajit të ardhshëm.
Në mbledhje jo vetëm kemi diskutuar por kemi marrë disa vendimet të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe që shkojnë përtej tyre ashtu siç e kishim thënë dhe siç besoj që është e domosdoshme për të maksimalizuar potencialin nga protesta dhe për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zmbrapset por duhet të thellohet.
Së pari kemi miratuar katër VKM lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive të individëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit. Për përcaktimin e kritereve për bursat për studentët e shkëlqyer.
Së treti kemi ndryshuar VKM për kufirin maksimal të pagesës vjetore të shkollimit për studentët.
Së katërti kemi ndryshuar një tjetër vendim për përcaktimin e kategorive të individëve për kriteret e pranimit.
4 vendimet që lidhen me kërkesën e parë shpjegohen mekëto terma. Kemi financim për studentët e verbrit, tetraplegjikë dhe paraplegjikë si dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike që do përfitojnë një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. Dua të theksoj se 1 bazë për të mbështetur dhe financuar tarifën ka qenë, por për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo të bëhet direkt nga qeveria.
Së dyti studentët me mesatare mbi 9 do përfitojnë financim 100% të studimit dhe do përfitojnë bursë prej 1 mijë lekësh.
Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së studimit për ata që paguanin 100% të studimeve. Pra të gjithë studentët do paguajnë 50% të tarifës. Vitin e ardhshëm akademik kush nuk ka mesatare nen 6 do humbasë financimin nga qeveria. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se në janar do të gjitha këto detyrime i mbulon qeveria.
Ana tjetër e kërkesës lidhet me konviktet, aktualisht, kemi 8 shoqëri për akomodimin e studentëve, marrin mbështetje buxhetore nga shteti dhe në të njëjtën kohë janë shoqëri që kanë nevojë për reformim të thellë për të cilën ne po punojmë.
3 mln dollarë shtesë për investime në infrastrukturën e konvikteve. Është negociuar dhe praktikisht kemi marrë miratimin në parim.
Çfarë u vendos sot, kam firmosur urdhrin e kryeministrit për ngritjen e grupit institucional që të hartojë modelin e një statuti për arsimin e lartë nga ku do nisë plotësimi i boshllëqeve të krijuara.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/773584289642579/
KOHA JONË SONDAZH

